Një zjarr ka përfshirë mjediset e spitalit COVID 3, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të spitalit, në një nga zyrat e administratës dhe nuk ka pacientë.
Raportohet se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe se forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
“Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit”-informon policia.