Me dhjetëra emigrantë, që ishin nisur për në Mbretërinë e Bashkuar, janë mbytur në Kanalin i La Manshit, pasi varka e tyre është mbyt, ka thënë qeveria franceze.
Kryeministri francez Jean Castex tha se mbytja e anijes ishte një “tragjedi”, duke shtuar se ata që vdiqën ishin viktima të “kontrabandistëve kriminelë”.
Policia thotë se më shumë se 20 persona kanë vdekur, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP.
Autoritetet franceze dhe britanike po kryejnë një operacion shpëtimi në kanal nga ajri dhe deti.
Një varkë peshkimi dha alarmin ditën e sotme pasi pikasi disa njerëz në det në brigjet e Francës.
Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin gjithashtu konfirmoi në Twitter se njerëzit kishin vdekur, por ai nuk dha një numër.