Një efektiv policie është arrestuar sot në Elbasan pasi akuzohet për shpërdorim të detyrës.
Mësohet se në pranga ka rënë efektivi i njësisë
FAST, Sokol Fana, 26 vjeç i cili ka kërkuar para nga një shtetasi me iniciale K.H.
Sipas informacioneve, Fana kishte mashtruar shtetasin K.H duke i thënë se nëse donte që të mos arrestohej nga njësia e tij FAST për llogari të drejtësisë italiane duhet ti pagunte 7 mijë euro.
Por, pas verifikimeve të bëra nga autoritetet rezulton se K.H. nuk ka asnjë problem me drejtësinë italiane.