Një ngjarje e çuditshme ndodhi në qytetin e Asizit në Itali. Një grua u ndalua nga karabinierët pasi u kap duke vjedhur një palë këpucë në një dyqan.
Ajo u justifikua se pak orë më parë kishte bërë vaksinën anti-covid dhe për këtë arsye nuk mbante mend asgjë.
Gruaja provoi disa palë këpucë në dyqan dhe kishte një sjellje të çuditshme, aq sa shitësit telefonuan karabinierët.
Nga kontrollet u zbulua se gruaja nga një provë në tjetrën kishte arritur të fshihte në çantë një palë këpucë dhe kishte provuar të dilte nga dyqani, por alarmi i derës e zbuloi. Gruaja po tentonte të hipte në makinën e saj kur u ndalua nga karabinierët që e shoqëruan në rajon dhe e denoncuan për vjedhje.
Kjo zonjë u justifikua pasi shpesh në media po thuhet se covidi lë pasojë edhe tek memoria e njeriut.