Emisioni Stop trajton sot një shqetësim që kohët e fundit është kthyer në një makth për qytetarët, vecanërisht për ata meshkuj. Pas Universitetit Politeknik, në zonën e Liqenit, ku njerëzit dalin me bicikleta, ose bëjnë vrap pasdite vonë, të panjohur me prirje homoseksuale, u dalin para dhe i ngacmojnë seksualisht, duke nisur bisdën me ndonjë kërkesë për cigare ose cakmak. Pastaj, ata i ftojnë të shëtisin me ta ose të futen direkt në zonën e pyllëzuar, duke kërkuar seks. Duke qenë një zonë e frekuentuar, aty kalojnë fëmijë e adoleshentë, të cilët kërcënohen nga akte homoseksuale nga këta të panjohur.
Gjatë fundjavës ish-kryeministri Berisha ishte në Foltoren e Lezhës, nga ku një qytetar recitoi edhe një poezi, që kishte bërë për të.
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” regjistroi disa biseda, të cilat shkojnë deri në agresion seksual, nga të panjohurit me prirje homoseksuale në zonën e Liqenit.Disa prej tyre tregojnë, se e kanë bërë shpesh këtë gjë, madje edhe me adoleshentë.Gjatë “gjuetisë” për prenë e rradhës, ata tregojnë se e frekuentojnë gjithmonë këtë zonë dhe thonë, se në jetën e përditshme janë edhe të martuar e me fëmijë.