Detaje tronditëse janë publikuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur disa ditë më parë në Kamëz, ku një vajzë 6-vjeçare u dhunua nga babai.
Sikurse u bë me dije edhe më herët babai, 27-vjeçari me inicialet R.K. është arrestuar pasi e ka dhunuar të miturën duke e rrahur me thupër si dhe e ka kafshuar në zona të ndryshme të trupit.
Dhuna ka qenë në përmasa të tilla saqë vajza 6-vjeçare ka përfunduar në Spitalin e Traumës në datën 28 tetor. Mjeket që janë kujdesur për të vajzën kanë njoftuar policinë për rastin në fjalë dhe është vënë në pranga babai i të miturës.
Ndërkohë mësohet se prindërit e vajzës kishte 6 vite që ishin ndarë, ndërsa prej një muaji ishin ribashkuar dhe kishin nisur një bashkëjetesë.
Burime për Abc news raportojnë gjithashtu se nëna e vajzës ishte në djeni të dhunës që babai ushtronte ndaj vajzës, pasi 6-vjeçarja merrte nënën në telefon duke i kërkuar që të mos e lërë vetëm me të atin nga frika e dhunës. E ëma ka thënë se 27-vjeçari e ka goditur me thupër dhe e ka kafshuar por sipas saj mendonte se kafshimin e bënte ngaqë e kishte marrë malli.
Prokuroria ka kërkuar ekspertim psikik dhe analizat e drogës ndaj dy prindërve. Ndërkohë e mitura ka shfaqur shqetësime edhe në shkollë deri në të vjella ndërsa pasi është paraqitur në spital ka rrëfyer dhe tmerrin e përjetuar.
6-vjeçarja vijon të ndodhet tek spitali i Traumës nën kujdesin e mjekëve.