Shqipëria ka marrë Çmimin Mbështetës të Barazisë Gjinore për udhëheqjen dhe në dhënien e një strehe të sigurt për refugjatët afganë.
Lajmi është bërë i ditur të martën nga faqja zyrtare e Ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri.
“Katrina Fotovat, Zyrtare e Lartë në Zyrën e Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave vizitoi dje Shqipërinë dhe i dorëzoi qeverisë shqiptare Çmimin Mbështetës të Barazisë Gjinore për udhëheqjen dhe rolin e saj historik në dhënien e një strehe të sigurt për afganët në nevojë”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.
Fotovat, u prit nga zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, e cila mori dhe çmimin në emër të qeverisë shqiptare.
Zyrtarja e Lartë shprehu mirënjohjen e saj për mikpritjen e popullit shqiptar. Si dhe falënderoi qeverinë dhe popullin për bashkëpunimin dhe miqësinë e ngushtë me SHBA-të.
Deri më në Shqipëri kanë mbërritur rreth 700 refugjatë afganë.