FIFA ka marrë një vendim sa i takon incidentit që ndodhi në ndeshjen me Poloninë në stadiumin “Air Albania” ku tifozët shqiptarë goditën me shishe bosh, futbollistët e kombëtares polake pasi ata shënuan gol.
150 mijë franga do t’i kushtojë Federatës Shqiptare të Futbollit ngjarja aspak e këndshme që ndodhi gjatë ndeshjes.
“Vendimi i sotëm ndëshkon Federatën e Futbollit me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve,” – thuhej në njoftim.
Futbollisti Swiderskin ishte ai që ndëshkoi kuqezinjtë në stadiumin “Air Albania në 15 minutat e fundit në 12 tetor.