“ Zotit mund ti kem hyrë në hak, Berishës jo”, Basha :Do të marrë peng PD-në për interesat e tij

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se ish-kryeministri Sali Berisha po e çon partinë drejt greminës për interesin e tij personal.

Basha tha se vendimin e ka marrë për të ndihmuar demokratët dhe Shqipërinë dhe se pas diskutimeve me Berishën nuk kishte gjetur mënyrë tjetër.

Kryedemokrati tha se Berisha e përfshiu PD në problemet tij personale, gjë e cila so;;i dhe vendimin e përjashtimit nga grupi parlamentar.

“Në fakt zotit mund ti kem hyrë në hak, por Sali Berishës jo. Për tre muaj kam bërë çmos për ta zgjidhur këtë çështje. Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur një zgjidhje që ndihmonte atë dhe PD. Në fakt kam pritur që siç kishte deklaruar vet që këtë betejë ta bëne në mënyrë persona pa përfshirë PD. Kur këtë vendim nuk e konkretizoi me hapin që do e konkretizonte mes fjalës dhe veprës, atëherë kam marrë vendimin, i vetmi vendim që ishte në favor të PD dhe Shqipërisë. Një person përpiqet që të marrë partinë peng për interesat e tij personale. Deri patra dy muajsh nuk kishte asnjë problem me mua, tani jam unë armiku. Katër muaj më parë kishim zgjedhje për kreun e PD dhe çdo kush mund të kandidonte, sipas rregullave. Rezultati dihet votat dërrmuese që unë kam marrë. Çfarë ka ndryshuar që atëherë përveç interesat e tij personale që përpiqet të tërheq partinë në greminë. Nuk kam ndërmend t’iu përgjigjen gënjeshtrave që thuhen kundër meje, ku është amplifikuar një makineri e tërë, ku mund të jetë aksioner i fshehur Edi Rama. Ishte një vendim që nuk mund ti shmangesha e nuk mund të dilja mënjanë”,-tha Basha.

Të Fundit