Sherri mes afganëve në Lezhë: Gruaja qëlloi me thikë bashkëjetuesin! – Stop
Lajme, Të Gjitha

Sherri mes afganëve në Lezhë: Gruaja qëlloi me thikë bashkëjetuesin!

Policia e Lezhës ka dhënë një informacion paraprak lidhur me incidentin që ndodhi midis refugjatëve afganë të strehuar në Shëngjin, ku një grua plagosi me thikë personin me të cilin jetonte.

Policia tha se “në Shëngjin, Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur, dyshohet me mjet prerës, bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *