Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka thënë pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar ditën e sotme, se në buxhetin e vitit 2022 nuk parashikohet rritje e pensioneve. Ndërsa ka garantuar paketëb e bonusit për Vitin e Ri dhe indeksimin që shkon në linjë me normën e inflacionit, që ndodh çdo vit.
“Prej vitesh bonusi i pensioneve në fund të vitit është bërë një rregull, ndonëse është konsideruar si bonus prej periudhës që kemi qeverisur. Nga viti i ardhshëm nuk do të jetë një pikëpyetje por zë buxhetor i planifikuar në vitet në vijim dhe gjithashtu dua të rikujtoj që cdo vit bëjmë një indeksim të pensioneve që shkon në linjë me normën e inflacionit dhe cdo vit parashikohet si rritje e pensioneve natyrale me indeksimin e inflacionit duke mbrojtur pensionistët nga rritja e çmimeve gjithashtu edhe bonusi i përvitshëm” tha ajo.