Vetëm pak ditë më parë transmetuam rastin e vajzës së vogël Eleni Skënderaj. Në 28 gusht 13 vjeçarja u godit nga një kamion në Tiranë. Aksidenti i rëndë e ka dëmtuar vajzën dhe organet e saj jetësore, ndaj ka nevojë për një seri ndërhyrjesh. Vetëm pak ditë pas apelit tonë, është siguruar shuma prej 80 mijë dollarësh, që duhet për transportin me avion mjeksor dhe ndërhyrjet. Eleni u nis drejt Turqisë dhe të gjithë lutemi, që ajo t’ia dalë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]