Një shkencëtar i Universitetit të Harvardit ka ndarë teorinë interesante ku thotë se universi ynë u krijua në një laborator nga “klasa” më e lartë e formës së jetës.
Sipas medieve të huaja, Avi Loeb, autori me shitje më të mëdha dhe ish kreu i departamentit të astronomisë në Harvard, shkroi këtë javë një artikull në Scientitif American duke parashtruar se universi mund të ishte formuar në një laborator nga një “civilizim teknologjik i avancuar”.
Nëse kjo teori vërtetohet, ai thotë se historia e origjinës do të unifikonte idenë fetare të një krijuesi me idenë laike të gravitetit kuantik.
“Meqenëse universi ynë ka një gjeometri të sheshtë me një energji neto zero, një qytetërim i avancuar mund të kishe zhvilluar një teknologji që krijoi univers fëmijë nga asgjëja përmes tunelit kuantik”, shkroi Loeb.
Një nga idetë interesante të paraqitura në një artikull, është edhe sistemi i klasifikimit të qytetërimit.
Loeb u shpreh se si një civilizim teknologjik i nivelit të ulët, njerëzit renditen në nivelin e klasës C (ose një qytetërim i varur nga ylli i tij nikoqir”.