Jemi në fshatin Lleshan, njësia administrative Gjinar, Elbasan për problemin familjes Ibrahimi. Pas ndërtimit të rrugës Gjinar-Elbasan, kësaj familjeje iu prish muri rrethues-mbajtës i objektit. Në këtë pikë familja Ibrahimi iu drejtua njësisë administrative dhe kërkoi leje për riparimin e murit ekzistues, kërkesë që u miratua. Por me të filluar punën, gjithcka u bllokua nga policia ndërtimore.Anëtarët e familjes Ibrahimi iu drejtuan Bashkisë Elbasan, dhe kjo e fundit i con në Njësi.Leja rikonfirmohet sërish, por punimet sërish bllokohen nga policia dhe inspektoriati i mbrojtjes së territorit për ndërtim pa leje. Madje familjarët morën edhe një gjobë 500 mijë lekë të reja. Saga vijoi në gjykatë dhe Apeli i Durrësit u shpreh vetëm për pezullim të ekzekutimit të prishjes së murit të ndërtuar, ndërsa gjobën nuk e shfuqizon. Së bashku me administratorin e Njësisë Gjinar, Irakli Toçi, shkuam në vendin e murit rrethues dhe zoti Toci u shpreh, se familja Ibrahimi ka të drejtë të ndërtojë, pasi muri ka ekzistuar.
Lopët kalojnë pa kontroll në pikën kufitare mes Maqedonisë e Kosovës.Një mace është filmuar duke u hedhur në mënyrë spektakolare e duke hapur dorezën e derës, për të dalë jashtë. Gjatë ndeshjes Vllaznia-Teuta ka plasur uji në fushë. Një qen është hedhur përpjetë nga gëzimi, ndërsa ka dëgjuar thirrjen e komentatorit për gol në ndeshje. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të programit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Në mars të këtij viti humbi jetën i riu Arjan Sala, duke u përleshur me flakët pas një zjarri në një qendër tregtare.Ato ditë “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” i dhuruan 5 mijë euro familjes së të ndjerit, donacione të shqiptarëve. 6 muaj pas asaj ngjarjeje të rëndë, dhe pas fushatës së nisur nga Stop dhe Fundjavë Ndryshe, familja e Heroit Arjan Sala bëhet me shtëpi të re, falë kontributit të shqiptarëve kudo që ndodhen, brenda dhe jashtë vendit.Bashkëshortja e të ndjerit ka zgjedhur një shtëpi në zonën e Astirit, dhe “Stop” e “Fundjava” e kanë paguar dhe e kanë regjistruar në emër të djalit të tij.Një familje ka kërkuar ndihmën tonë për kurimin e djalit të vogël me skoliozë. Kleo Muca është nisur drejt Stambollit për një operacion në shtyllën kurrizore, që kushton 15 mijë euro.