Në Tiranë pozhvillohet sot maratona e kryeqytetit e cila rikthehet pas një mungese 2-vjeçare për shkak të pandemisë.
Pjesëmarrës në këtë maratonë me 2500 garues, nuk kanë qenë vetëm banorë të kryeqytetit, por sikurse bëri me dije kryebashkiaku Veliaj janë 1000 persona të ardhur nga 35 shtete të ndryshme, duke filluar nga Kosova, Maqedonia e Veriut , Presheva. Ndërkohë Kryeministri Rama ka publikuar një video të garës, shoqëruar edhe me imazhe të regjistruara me dron. “Maratona e Tiranës një traditë e re që rikthehet pas vitit të stërvështirë 2020”, shkruan Rama.