Detyrimet e pagave të prapambetura nga orët shtesë ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit do të kryhen nga lekët e konfiskuara nga krimi.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se ky është vendimi i parë i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano, i cili sikurse citohet ka dhënë urdhër në 12 drejtoritë e qarqeve, që të llogarisin detyrimin financiar që Drejtoria e Policisë u ka punonjësve të saj. Nga 12 drejtori të qarqeve të policisë, 4 prej tyre i kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave dhe pritet që procesi të përfundojë brenda vitit 2021.