Këtë të premte ish-kryeministri, Sali Berisha, feston 77-vjetorin e lindjes së tij. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se kjo ditëlindje e gjen më të motivuar se kurrë për misionin e tij të cilin e quan vendimtar për fatin e Partisë Demokratike dhe demokracisë në Shqipëri.
“Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditëlindje me gjen:
– Me te motivuar se kurrë ne mbrojtjen e te vërtetave qe unë besoj dhe,
– Ne një mision te ri, jetik dhe vendimtar për fatin e Partisë Demokratike dhe demokracisë ne Shqipëri!
Mirënjohje te pakufishme te Gjithëfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbështetësve te mi ne Shqipëri dhe kudo qe janë, te cilët me besimin dhe mbështetjen e tyre bëjnë te mundur te përmbushim se bashku ketë mision! Lavdi Zotit!”, shkruan Berisha.