Policia ne Shkodër ka vënë në pranga pesë persona për kultivim kanabisi. Mes tyre është edhe një i dënuar më parë për vrasje.
Njoftohet se me finalizimin e operacionit policor të koduar “Ars”, u vunë në pranga Ll. L., 55 vjeç, banues në Rubik, i dënuar më parë për vrasje, K. N., 19 vjeç, banues në Fushë Arrëz, D. N., 18 vjeç, M. N., 48 vjeçe dhe Gj. L., 55 vjeçe, të tre banues në Rubik.
Mësohet se shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e grumbulluara më parë, kanë ushtruar kontroll në territorin e fshatit Ars, ku kanë konstatuar 27 bimë narkotike të kultivuara në një zonë të pyllëzuar.
Në vijim të kontrollit në zonën përreth, në një kasolle të improvizuar u gjetën pesë të arrestuarit, të cilët po përgatisnin bimët narkotike për tharje. 25 kilogramët e bimëve në proces tharjeje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.