Pas ndeshjes së kombëtares me Poloninë dhe numrit të lartë të tifozëve që e ndoqën fizikisht në stadium institucionet shëndetësore parashikojnë rritje të numrit të të infektuarve në ditët në vijim.
Gjatë një takimi me student të Elbasanit drejtoresha e shëndetit publik Albana Fico u shpreh e indinjuar me numrin e lartë të tifozëve në stadium duke u shprehur e sigurtë për rritjen e rasteve pozitive në ditët në vijim.
Kjo vjen për masa që nuk respektohet. Për faktin se shkohet te Arena me 22 mijë tifozë. Pritet nesër çudia historike. Në fakt pritet rritje e të prekurve nga infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe persona që vdesin me ato mënyrat që i kemi shpjeguar me ato numra që i kemi shpjeguar disa herë me 10-15 në ditë. Çdo njeri vlen. Çdo njeri është nëna, baba, motra dhe vëllai i dikujt tjetër.