KLGJ ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Roland Hysi. Është pranuar kështu, kërkesa e kreut të ILD, Artur Metani, për shkarkimin e gjyqtarit Hysit.
Hysi, akuzohet për korrupsion ndërsa është dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda më 17 tetor të 2019-ës me 4 vite e 6 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi ulje dhe u dënua me 3 vite burg. Po ashtu gjykata vendosi t’i heqë gjyqtarit Hysi të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vitet e ardhshme.Gjyqtari Hysi akuzohet se ka përfituar ryshfet në shumën e 500 eurove si dhe ka kërkuar favore seksuale ndaj një gruaje, e cila ka qenë palë në një proces, që drejtohej nga ai.