Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e së mërkurës statusin e investitorit të veçantë, për investimin e një hoteli me 5 yje në qytetin e Durrësit.
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, tha se është fjala për një investim prej 15 mijë eurosh nga “Intercontinental Hotels Goup”.
“Ndërtimi i një hoteli tjetër me yje të grupit Mediterrean Invest Group” në qytetin e Durrësit është në vazhdim të strategjisë për turizmin nga qeveria shqiptare.
Hoteli i grupit “Intercontinental Hotels Goup”, nuk është vetëm miratimi i një statusi të veçantë të një investitori të ri, por ështëfjala për Investim prej 15 milionë eurosh”, tha Kumbaro.