Ardi Veliu në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama ka renditur argumentet e tij për dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Sipas tij, ka ardhur koha që t’i përkushtohet familjes dhe fëmijëve, që siç thotë Veliu janë në një moshë delikate dhe në këto katër vite i ka munguar prezenca e babait.
“Por ne keto moment kam vendosur te mos kerkoj nje mandat tjeter dhe t’ju ofroj dorehqjen time per t’u perkushtuar me shume familjes dhe femijeve qe tani jane ne nje moshe delikate e te cileve ju kam munguar pafund keto kater vite”, argumenton Veliu.
LETRA E PLOTË DREJTUAR RAMËS
Lenda :Kerkese per doreheqje nga detyra
Drejtuar: KRYEMINISTRIT
I nderuar zoti Kryeminister,
Z.Edi Rama
Per mua ka qene nje nder dhe privilegj t’i sherbej vendit si Drejtues i Policise se Shtetit per kater vitet e fundit ne nje pune sfiduese e impenjative te perditshme, shpesh larg familjes e femijeve qe kane sakrfikikuar bashke me mua. Jam perpjekur te jap me te miren time dhe te forcave tona policore duke menaxhuar situata komplekse nga lufta kunder trafiqeve e droges, krimit te organizuar e atij te rruges, flukset e emigranteve apo dhe tubimet shpeshhere te dhunshme.
Por ne keto moment kam vendosur te mos kerkoj nje mandat tjeter dhe t’ju ofroj dorehqjen time per t’u perkushtuar me shume familjes dhe femijeve qe tani jane ne nje moshe delikate e te cileve ju kam munguar pafund keto kater vite.
Kjo ka qene padyshim pervoja me e vyer e jetes sime dhe ju falenderoj per besimin, mbeshtetjen dhe kurajon e vazhdueshme pa te cilat nuk do kishim arritur te menaxhonim me sukses kaq shume sfida. Mezi pres te punojme serish se bashku ne te ardhmen ne sherbim te vendit tone e njerezve tane.
Me mirenjohjen me te thelle e konsideratat me te larta,
Ardi Veliu