Shumë shpejt ky mjet i fuqishëm mund të instalohet në miliona celularë dhe pajisje inteligjente.
Celularët tanë dinë shumë rreth nesh: ata mund të na dëgjojnë, të na shohin, dhe të ndjejnë prekjet tona.
Diçka që ata nuk mund ta bëjnë ama është të na nuhasin – të paktën, ende jo. Por shkencëtarët e MIT – Institutit të mirënjohur të Teknologjisë në Massachusetts – po punojnë për të arritur një të ardhme ku ne të mund të zbulojmë sëmundjet në çastin e parë që ato ndodhin.
Çlidhje ka aroma me sëmundjet?
Sëmundjet shpesh e ndryshojnë aromën e trupit tonë – dhe duke e pasur të mundur të piketojmë këtë lloj arome mund të na e lejojë të bëjmë më herët diagnoza mjekësore të sakta dhe rrjedhimisht t’i shërojmë ato.
Sipas Business Insider, ethet tropikale çlirojnë erën e mishit të gjallë, tifo erën e bukës së pjekur, diabeti si mollë të prishura etj.
Problemi është se nuhatja e njeriut është e dobët dhe subjektive, ndaj nuk mund të mbështetemi dot tek përfundimet e saj. Hunda e qeneve ama, është shumë më e ndjeshme, dhe rreth 100,000 herë më e mirë se e jona.
Shumë qenë janë trajnuar për të zbuluar coronavirusin tek udhëtarët.
“Qëni, këto 15 vitet e fundit, ka treguar të jetë detektori më i hershëm dhe më i saktë i sëmundjeve,” – tha Anreas Mershin nga MIT, – “Deri tani, shumë lloje kanceri janë detektuar herët pikërisht nga qenë të trajnuar.”
Problemi është se qentë duhen trajnuar – dhe trajnimi kushton para dhe kërkon kohë.
Kështu, Mershin dhe skuadra e tij po krijojnë një hundë qeni digjitale që mundet shumë shpejt të instalohet në çdo smartphone.
Më herët këtë vit, Mershin lajmërojë se kishte krijuar Nano-Hundën – një hundë robotike që vihet në punë nga Inteligjenca Artificiale (AI) – dhe që mund të identifikojë raste të kancerit të prostatës duke nuhatur mostra të urinës, me 70% saktësi.
Studimi raportoi se hunda robotike performojë me po aq saktësi sa ajo e një qeni.
“Sapo të kemi ndërtuar hundën makineri për kancerin e prostatës, do të jetë vetëm çështje kohe për ta shtrirë atë në të gjithë gamën e sëmundjeve,” – tha Mershin për agjencinë e lajmeve BBC.
Interpretimi i motiveve të përsëritura është çelësi i identifikimit të një diagnoze të saktë. Dhe kush më mirë se Inteligjenca Artificiale di të bërë këtë.
Mësimi i algoritmeve që interpretojnë motive komplekse të molekulave tona, së bashku me vënien në punë të sensorëve të fuqishëm të Nano Hundës që imitojnë proceset e hundës së një qeni, duken si kombinimi perfekt dhe një hap real drejt diagnozave të hershme të sëmundjeve që e katapultojnë probabilitetin e trajtimit të tyre në një niveli që nuk e kishim menduar kurrë më parë.