Studimi i Akademisë së Shkencave: 73% e popullsisë e imunizuar, të vaksinohen të rinjtë mbi 12-vjeç

Akademia e Shkencave ka publikuar këtë të hënë studimin mbi imunizimin e popullsisë shqiptare ndaj SarsCov-2.

Si rezultat i studimit i cili zgjati 6 muaj, Akademia e Shkencave bënë me dije se rreth 73.3% e popullsisë shqiptare është imune ndaj Covid-19. Duke u bazuar në këto të dhëna Akademia e Shkencave sugjeron imunizim të shpejtë vaksinal i të paktën 20% të popullsisë të cilët janë ende të pavaksinuar, në mënyrë që të arrihet pragu i imunitetit kolektiv që vlerësohet në rreth 90% të popullatës.

Akademisë së Shkencave rekomandon një dozë përforcuese në moshat 60-vjeçare, ata persona që e kanë kaluar koronavirusin mbi 6 muaj përpara, si dhe ata me sëmundje shoqëruese.

Gjithashtu sipas Akademisë së Shkencave duhet të planifikohet dhe rekomandohet vaksinimi it ë rinjve mbi moshën 12-vjeç me të paktën një dozë.

Studimi:

Testimi serologjik i cili përcakton antitrupat e pranishëm në gjak ndaj virusit SARS-CoV-2 është një ekzaminim që jep informacion të vlefshëm mbi shkallën e imunizimit specifik të popullatës në ecurinë e Pandemisë

Akademisë së Shkencave ka monitoruar që në 6-mujorin e parë të Pandemisë nivelin e seroprevalences se antitrupave anti SARS-CoV-2 në popullatën shqiptare. Në të tre fazat e studimit të seroprevalencës në një kampion sinjifikativ të popullatës urbane të Qytetin e Tiranës, u aplikua e njëjta metodologji.

Ne Fazën e tretë të studimit që filloi në 16 qershor 2021 deri 23 korrik 2021 u thirrën për testim 1527 banorë të moshës 20 deri 75 vjec të cilët u përzgjodhën në mënyrë krejt të rastësishme nga listat e regjistrave tëmjekëve të familjes. Seroprevalenca e përgjithshme e antitrupave IgG specifike anti S1-SARS-CoV-2 rezultoi 73.3%. Sipas të gjitha gjasave kjo përqindje pasqyron gjendjen imunitare të popullatës shqiptare pas vales se tretëtë COVID-19 që u shkaktua nga variant Alfa dhe perpara vales aktuale Delta.

Nga kjo mund të konkludojmë se aktualisht nevojitet një imunizim i shpejtë vaksinal i të paktën 20% të popullatës shqiptare akoma të pavaksinuar me qëllim arritjen e pragut të ri të imunitetit kolektiv qe vlerësohet në rreth 90% te popullates per variantin Delta.

Për të parandaluar reinfektimet në individët e vaksinuar apo që e kanë kaluar infeksionin mbi 6 muaj përpara, diskutohet kryerja e një doze përforcuese vaksine në moshat mbi 60 vjec, si dhe në ata me sëmundje shoqëruese imunodeprimuese. Kjo është në përputhje me rekomandimet aktuale shkencore ndërkombëtare.

Gjithashtu të planifikohet dhe rekomandohet vaksinimi i të rinjve mbi moshën 12 vjec me vaksina të miratura për këto mosha. Sic sugjerojnë të dhënat e fundit shkencore, një dozë e vetme vaksine në këto mosha duhet të jetë e mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 nëpër klasat shkollore.

Vaksinimi i të rinjve mbi 12 vjec t’u rekomandohet prindérve vetëm për ata të rinj që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe sidomos për ata që kanë sëmundje shoqëruese kronike”.

Të Fundit