Ministri i brendshëm Bledar Çuçi në fjalën e tij në Kuvend ka bërë me dije se po punohet për përmirësimin e sigurisë dhe të mbrojtjes së territorit.
Ndër të tjera ai ka theksuar se për të kontrolluar abuzimin me mjedisin do të përdoren dhe pajisjet elektronike.
“Në lidhje me kontrollin e territorit jo vetëm do të ristrukturohet policia e shtetit, për çdo 10 kilometra do të vihet një polic. Do të fusim në përdorim dhe pajisjet e teknologjisë për të shmangur dhunimin e mjedisit.
Sipas parimit që policia do të jetë forca e vetme për sigurinë rrugore.
Në lidhje me sigurinë rrugore, do të forcohen masat ndëshkuese dhe do të rriten masat në digjitalizimin dhe vendosjen e kamerave në çdo kryqëzim të Shqipërisë në lidhje me krimin e organizuar do të jetë prioritet.
Sa i takon integritetit institucional të partisë së shtetit që është e depolitizuar dhe brenda vitit do të sjellim dhe modelet e reja ligji i ri po bëhet nga partnerët amerikanë.
Do të ulim moshën mesatare të punonjësve të policisë së shtetit dhe çdo lëvizje e kupolës do të bëhet sipas ligjit”, ka thënë Çuçi.