14 persona humbën jetën dhe 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, pas përfshirjes nga flakët të spitalit COVID. Në lidhje me ngjarjen e rëndë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka caktuar sot një mbledhje të jashtëzakonshme. Ndërkohë, sipas mediave vendase, rezulton se në spitalin në Tetovë, në mesin e muajit prill është raportuar se janë konfirmuar gabime gjatë ndërtimit, që kishin të bënin kryesisht me dyshemenë dhe gabime të tjera infrastrukturore.
Ndërkohë, sipas mediave vendase, rezulton se në spitalin në Tetovë, në mesin e muajit prill është raportuar se janë konfirmuar gabime gjatë ndërtimit, që kishin të bënin kryesisht me dyshemenë dhe gabime të tjera infrastrukturore. Ka pasur një deklaratë nga drejtori ekonomik i spitalit të Tetovës se qendra ndihmëse për pacientët me COVID-19 nuk ka kushte të mjaftueshme për t’u kujdesur për pacientët. Kompania që kishte marrë përsipër ndërtimin e spitalit duhej të rregullonte këto gabime, por nuk dihet nëse një gjë e tillë është bërë.
Bëhet me dije se është kërkuar urgjent dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë Filipçe si dhe e kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Deri tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa pesë prokurorë janë angazhuar dhe janë në terren ku po kryejnë ekspertizë për të vërtetuar shkaqet që sollën deri te djegia e spitalit COVID në Tetovë.
Zjarri në Qendrën COVID shpërtheu rreth orës 21:00 dhe për një kohë të shkurtër është djegur e tëra, ndërsa sipas autoriteteve ekziston frika që numri i viktimave mund të rritet. Viktimat janë 14 pacientë, të cilët nuk janë identifikuar ende, ndërsa pritet t’i kryhet analiza e ADN. Paraprakisht mendohet se brenda spitalit, në momentin kur ka rënë zjarri, ndodheshin 26 pacientë të shtruar, 8 persona nga stafi mjekësor dhe disa familjarë të të sëmurëve. Fatmirësisht nuk ka patur viktima mes stafit mjekësor.
Pas ngjarjes së rëndë reagoi edhe politika shqiptare, duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe duke u solidarizuar me dhimbjen e tyre.