Mjekja obstetër-gjinekologe, Rubena Moisiu ka rekomanduar këtë të hënë që gratë që janë shtatzëna apo ato që planifikojnë një shtatzëni të bëjnë vaksinën në mënyrë që të jenë të mbrojtura nga Covid-19.
Sipas mjekes, nuk ka asnjë fakt shkencor që të provojë se vaksina dëmton apo pengon shtatzëninë.
‘’Nuk ka asnjë të dhënë shkencore deri më sot e cila të vërtetojë ose mbështesë faktin që vaksina pengon mundësinë e një shtatzënie. Përkundrazi, rekomandojmë gratë shtatzëna ose që të arrijnë të bëjnë vaksinën në kohën e duhur që të jenë të mbrojtura.’’- tha mjekja.
Në një video të shpërndarë në Facebook nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shfaqen disa vajza të cilat kanë bërë vaksinën dhe iu bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen.