Një nga mediat e specializuar në fushën ushtarake “Sofrep”, ka renditur pesë bazat ushtarake ndër më sekretet në botë. Në artikull theksohet se në botë ka rreth 10,000 baza nëntokësore sekrete por janë përzgjedhur vetëm pesë.
Pesë bazat e përzgjedhura janë Pine Gap në Australi, Baza Ushtarake Eksperimentale në Porton, Britani e Madhe, Kapustin Yar në Rusi, Kasaforta e farave bimore në Svalbard, Norvegji si dhe baza ushtarake në Gjadër, në Zadrimë të Lezhës.
Baza ushtarake në Gjadër, në Zadrimë të Lezhës.
Baza Ajrore Gjader është një bazë ushtarake e trashëguar nga epoka komuniste në Shqipëri. Ajo u ndërtua në një kodër djerrë në Shqipërinë Veriore duke filluar nga mesi i viteve 1970. Kjo bazë u bë shtëpia e MiG-ve të shumta dhe avionëve të tjerë sovjetikë dhe kinezë. Baza ushtarake është e groposur në anën e një mali ( e ngjashme me atë të ishujve Svalbard në Norvegji) dhe thuhet se përmban rreth 2.000 metra tunele brenda mureve të saj.
Baza, tani është jashtë përdorimit për ushtrinë shqiptare, por dikur ishte një labirint aktiv. Një fakt i pabesueshëm për këtë bazë është se aeroplanët do të fluturonin jashtë Gjadrit nga ana e një mali. Pilotët duhet të siguroheshin që të mos ktheheshin në ngritje ndryshe do të rrezikonin rrëzimin e avionit në anën e frikshme të malit që strehonte bazën. Avionët kryesorë luftarakë që u vendosën në Gjader ishin MiG-19, MiG-17 dhe MiG-21. Shumë nga aeroplanët origjinalë të MiG ekzistojnë ende brenda Gjaderit, por zyrtarët shqiptarë po kërkojnë që t’i shesin. Gjithashtu po konsiderohet ideja që të vendosen nëpër muze.
Pine Gap (Australi)
Pine Gap është një strukturë ushtarake e vendosur në zonat rurale Alice Springs, në Veri të Australisë. Pine Gap është një bazë e drejtuar nga SHBA, por e vendosur shumë larg nga SHBA.
Pine Gap u krijua në 1966 dhe është përdorur nga SHBA si vendi kryesor i mbledhjes së inteligjencës amerikane. Por mënyra më e mirë për të përshkruar Pine Gap është se është aty mblidhen studiuesit më brilantë të Shteteve të Bashkuara.
Kohët e fundit, informacioni i prodhuar aty është mbështetur shumë nga ushtarët e forcave speciale amerikane, Pentagoni dhe presidenti dhe udhëheqësit e tij ushtarakë.
Baza Ushtarake Eksperimentale në Porton, Britani e Madhe
Baza Ushtarake Eksperimentale në Porton u krijua në 1916 dhe është baza ushtarake më e vjetër kërkimore e armëve kimike në botë. E vendosur në mijëra hektarë në fshatin e largët të Ëiltshire, vendndodhja e Porton Doën nuk ka mungesë hapësire, gjë që u lejon shkencëtarëve të kenë lirinë për të kryer teste të ndryshme.
Kapustin Yar në Rusi
Kapustin Yar është vendi i lëshimit dhe zhvillimit të raketave ruse. Baza ndodhet në Astrakhan Oblast, Rusi. Kapustin Yar u themelua në 1946 me urdhër të Joseph Stalin dhe u përdor kryesisht për testimin e raketave për ushtrinë ruse.
Ashtu si Porton Doën, Kapustin Yar është një strukturë sekrete ushtarake e testimit.
Kasaforta e farave bimore në Svalbard
Kasaforta e farave bimore në Svalbard ndodhet në Svalbard, Norvegji.
Brenda këtij objekti ndodhet një kopje rezervë e farave të pothuajse çdo bime të njohur që ka ekzistuar gjatë shekullit të kaluar. Ideja është që në rast të një lufte të përhapur bërthamore vendet nga e gjithë bota do të kishin mundësinë për të rindërtuar tokën e tyre, falë këtyre farërave. Prandaj, bazës i është dhënë pseudonimi “Arka e Noes” e ruajtjes së farës.