Kjo e hënë është ditë pushimi për administratën që vjen nga shenjtërimi i Nënë Terezës. Lidhur me këtë rast ka reaguar zv/ kryeministri, Erion Braçe.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Braçe shkruan se po ta dinte Nënë Tereza se shenjtërimi i saj do të ishte ditë pushimi për punonjësit e shtetit, nuk do të ngjitej lart si shenjt.
Më tej, Braçe iu ka uruar punë të mbarë të gjithë personave që sot punojnë, nga pastruesit e deri tek infermiere e mjekë në qendrat shëndetësore e spitale.
“Ta dinte Nënë Tereza që shenjtërimi i saj, do ishte ditë pushimi për shtetin e që shërbyesit publik të zyrave do shëlleheshin në Palasë tek Nazuri, në Jalë tek Cmenduria, në Hamallë te Dallga, në gjirin e Lalëzit te 7 fshatrat e Lurës apo në sarajet e çdo oligarku, do vijonte të shërbente kudo për njerëzit e zakonshëm e nuk do ngjitej lart si shenjtë! Me këmbë në tokë! Mirëmëngjesi e punë të mbare të gjithë atyre që punojnë sot, nga pastruesit e deri tek infermiere e mjekë në qendrat shëndetësore e spitale”, shkruan Braçe