Bulevardi qendror i Kamzës nuk do të quhet më “Bulevardi blu”, por “Bulevardi Nënë Tereza”. Është ky një vendim i këshillit bashkiak të qytetit, i bëri publik nga Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Përmes një postimi në Facebook, ministrja ndan edhe fotot nga inaugurimi i shtatores së Shenjtores.
“Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës është kujtesë e fortë për mbarë botën se ç’mësim njerëzor i dha kombeve shqiptarja humaniste. Në Kamëz, bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Rakip Suli dhe Kryetarin e Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, inaguruam shtatoren e shenjtores sonë në bulevardin e qytetit.
Me vendim të Këshillit Bashkiak bulevardi kryesor i qytetit do të mbajë emrin Bulevardi “Nënë Tereza”, në nder të emrit dhe misionit të Saj të papërsëritshëm”, shkruan Spiropali.