Një automjet tip “Fuoristrade” është gjetur e djegur në breg të detit në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Mjeti është pikasur pasditen e së hënës dhe policia e cila është lajmëruar për rastin, ka nisur veprimet hetimore në lidhje me rastin.
Makina “Fuoristradë” ishte e shkrumbuar plotësisht dhe blutë e Lezhës bënë me dije se mjeti kishte marrë flakë në ecje.
Nga veprimet hetimore rezultoi zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik.
Njoftimi nga Policia e Lezhës
Më datë 23.08.2021, rreth orës 17: 00 , në Shëngjin, në rrugën e “Ranës së Hedhun”, ka marrë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin A.S., 29 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër.
Nga veprimet hetimore rezultoi zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik dhe materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.