BE-ja duhet të sigurojë mbështetje financiare për rajonin për të parandaluar migrimin nga Afganistani drejt perëndimit.
AUSTRI- Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz u shpreh se vala e re e emigracionit që u fillua nga Afganistani do të prekë Evropën. Euronews shkruan se Kurz tha se ata do t’i përzënë emigrantët në vendin e tyre pasi nuk mund që t’i mbajnë ata.
“Unë nuk dua të importoj këtë ideologji të sëmurë në Evropë. Për më tepër, ne patjetër do të vazhdojmë t’i dëbojmë ata në Afganistan. Ne nuk mund ta zgjidhim problemin e Afganistanit duke regjistruar njerëz në Gjermani dhe Austri në masa si në 2015. Ne duhet të përmirësojmë situatën në terren. Nëse njerëzit duhet të ikin, unë mendoj se zonat e sigurta të vendeve fqinje, Turqia apo Afganistani janë padyshim vendi i duhur për të shkuar sesa për njerëzit që vijnë në Gjermani, Austri ose Suedi.” tha ai.
BE-ja duhet të sigurojë mbështetje financiare për rajonin për të parandaluar migrimin nga Afganistani drejt perëndimit.
“Këto lëvizje masive të migrimit, disa me pak ose aspak arsim dhe me prejardhje krejtësisht të ndryshme kulturore, shkaktuan probleme të mëdha në Evropë dhe u përhapën kudo.
Duke deklaruar se do të ishte e mjaftueshme nëse do të shihen të dhënat për rritjen e shkallës së krimit në Evropë, Kurz tha: Vetëm shikoni statistikat e krimit. Shumica e mizorive këtu nuk ekzistonin në të kaluarën. Për shembull, shifrat në disa fushat në lidhje me rritjen e krimeve të dhunshme ose dhunën seksuale ndaj grave janë shumë të qarta.
Duke prekur çështjen e integrimit, Kurz deklaroi se ka shumë refugjatë që janë integruar mirë në Evropë, por në të njëjtën kohë, shumë emigrantë sjellin mentalitetin e tyre në Evropë.
“Ne kemi importuar shumë antisemitizëm në Evropë me emigracionin vitet e fundit. Ka shumë njerëz që vijnë këtu të cilët janë haptazi homofobikë dhe nuk respektojnë të drejtat e grave,”tha ai.