Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë me të rinj të cilët duan të kontribuojnë në Shqipëri, pjesë e sesionit të pesëmbëdhjetë për nismën “Gati për Shqipërinë”.
Kryeministri Rama ka falenderuar të gjithë të rinjtë që kanë shprehur dëshirën për të bërë diçka të dobishme për vendin e tyre.
“Ju falenderoj dhe respekte për faktin që keni bërë një hap të përbashkët për të bërë diçka të dobishme për vendin”- u shpreh Rama.
Te rinjtë shprehën dëshirën për të kontribuar në fusha të arsimit, teknologjisë, inxhinierisë, shëndetësisë madje edhe në fushën e aviacionit.
Një ndër ta është edhe Greta Sadushi, një studente e cila ka përfunduar studimet në Itali për arkitetkturë dhe pas një ekspërience pune atje dëshiron të kthehet në Shqipëri.
“Kam patur mundësinë të marr pjesë në Workshop-e të ndryshme me arkitektë të njohur dhe kam bërë projekte në Itali dhe jashtë. Gjatë këyue viteve ndjeva që është koha e duhur që mbase edhe të kthehem në Shqipëri dhe të kisha një ekspëriencë pune”-tha ajo.