Jona Ago, punonjëse prej 4 vjetësh e policisë Bashkiake Devoll, ka marrë së fundi një shkresë-propozim për ndërprerjen e punës. Në bazë të shkresës, Jona nuk ka zbatuar urdhrat dhe është konstatuar duke pirë kafe gjatë kohës së punës. Punonjësja pretendon, se largimi nga puna është politik, me urdhër të kryetarit, pasi ajo njihet si simpatizante e palës tjetër politike. Në shtëpinë e Jonës punon vetëm ajo dhe bashkë me të vëllain me prapambetje mendore, kanë mbetur jetimë të rinj.Ne takojmë drejtorin e Jona Agos, z. Marsel Mulla, për ta pyetur, se pse po e heqin nga puna.Por ai nuk di të përgjigjet dhe pranon motivet politike.Pas drejtorit, takojmë përgjegjësin dhe e njejta situatë.
Në një bisedë të regjistruar për problemin e punonjëses së policisë bashkiake Devoll, Jona Ago, përgjegjësi Dashamir Cakeri, se heqja nga puna është urdhëruar nga kryetari për arsye politike.Gjatë këtij investigimi, “Stop” zbuloi, se punonjësit e admnistratës së bashkisë Devoll janë detyruar të japin nga 100 mijë lekë të vjetra, ndërsa drejtorët edhe më shumë për fushatën e 25 prillit për kandidatin e PS, Qarku Devoll.Megjithëse u interesuam dhe na u premtua, që Jona Ago nuk do të hiqet nga puna, ajo u shkarkua.