Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për efektivin e policisë Elefterios Sullaj, si dhe dy shokët e tij, pasi u kapën pak ditë më parë me kokainë brenda makinës në Tiranë.
Në burg janë lënë edhe 2 miqtë e tij të arrestuar Mikel Zhegu dhe Eris Tafaj, ndërsa ky i fundit ishte nën masën e arrestit të shtëpisë, pasi ishte dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Elefterios Sullaj, oficer i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë nr.2 në Tiranë është edhe djali i ish-zv. drejtorit të policisë Pandeli Sullaj.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin ishin përfshirë në shpërndarjen e drogave të forta. Arrestimi i tyre erdhi pas disa muajsh hetime të SPAK me metoda proaktive.