Franca ka gjasa të përjetojë një valë të katërt infektimesh nga COVID-19, për shkak të rritjes së rasteve të shkaktuara nga varianti Delta, i zbuluar për herë të parë në Indi.
Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i qeverisë franceze, profesor Arnaud Fontanet, i cili tha se kjo valë e katërt mund të verifikohet në fillim të vitit shkollor.
Fontanet shtoi se ecuria e procesit të vaksinimit do të ndihmojë në lehtësimin e efekteve të kësaj vale të re të virusit.
“Bëhet fjalë për një valë infektimi, e cila mund të ketë një spektër të gjerë situatash. Si për shembull me forma më të vogla, asimptomatike, etj. Format e ashpra janë ato që kanë rëndësi, sepse janë ato që do të prekin shëndetin e njerëzve dhe që bartin rreziqet e komplikacioneve, shtrimeve në spitale apo vdekjeve,” – u shpreh Fontanet.Infeksionet me COVID-19 po bien në Francë, me 1815 raste të raportuara mesatarisht çdo ditë, shifër që përbën vetëm 3% të pikut të verifikuar në muajin nëntor.