Kocka që i përkasin një lloji të ri qenieje të hershme njerëzore, e panjohur më parë për shkencën, janë zbuluar në Izrael, me shkencëtarët që thonë se mund të hedhin një dritë të re mbi evolucionin njerëzor.
Gërmimet në guroren e një impianti çimentoje në afërsi të qytetit Ramla zbuluan mbetjet para historike që mund të mos përputhen me ato të njohura si “homo genus”.
“Kur pamë këto kocka, menjëherë konstatuam se bëhet fjalë për një lloj të ri njeriu. Nuk është “homo sapiens”. Fragmenti i kafkës tregon një kafkë të ulët dhe të sheshtë, jo si ajo e jona që është e rrumbullakët dhe e lartë. Edhe mandibula nuk kishte mjekër. Dhe ne e dimë që mjekra është diçka që vetëm ne të llojit “homosapien” e kemi. Ndaj është diçka tjetër”, tha dr. Hila May, antropologe.
Studiues nga Universiteti i Tel Avivit dhe ata të Universitetit Hebre të Jeruzalemit e etiketuan zbulimin e jashtëzakonshëm të llojit “Nesher Ramla Homo”, sipas vendit ku u gjet.
Fosilet datojnë rreth 120 mijë deri në 140 mijë vite më parë dhe ekipi i studiuesve beson se lloji “Nesher Ramla” është zëvendësuar nga “Homo Sapiens”, prejardhja e njeriut modern.