Këshilli i Qytetit të Mynihut kërkoi që Allianz Arena të ndriçohet me këto ngjyra për ndeshjen e 23 qershorit – në kuadër të kampionatit evropian Euro 2020 – për të promovuar diversitetin.
Kërkesa u bë pasi Hungaria miratoi një ligj që ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve që gjykohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.
“UEFA, me statutet e saj, është një organizatë neutrale në aspektin politik dhe fetar. Duke pasur parasysh kontekstin politik të kësaj kërkese specifike – një mesazh që ka në shënjestër një vendim të marrë nga Parlamenti kombëtar hungarez – UEFA duhet ta refuzojë këtë kërkesë”, tha organi drejtues i futbollit evropian.
UEFA sugjeroi data alternative gjatë turneut, për të ndërmarrë këtë veprim. Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, u tha gazetarëve të hënën se “përzierja e politikës dhe sportit” është “e dëmshme dhe e rrezikshme”.