Emisioni Stop në datën 28 maj ka transmetuar rastin e Xhelal Agollit, një qytetari nga Pogradeci, i cili shiti kalin e tij, por nuk mori kurrë lekët e shitjes.I kontaktuar nga emisioni “Stop” Ervin Doda, blerësi i kalit, premtoi, se do të kthente shumën prej 750 mijë lekësh në datën 30 maj. Tani në fillim të qershorit, Xhelal Agolli na telefonon, për të na dhënë lajmin e mirë: prej disa ditësh ka mundur të marrë paratë, që i takojnë dhe për këtë i është mirënjohës emisionit “Stop”.
- +355 67 220 8888
- [email protected]