Ndodhemi në njësinë administrative nr. 3, në zonën e Maternitetit të Ri. Kemi ardhur për Fiorentinën, vajzën 17 vjecare, e cila nuk merr pagesën e kempit.Kozeta Cara, nëna e vajzës, tregon, se e bija vuan nga hidrocefalia, epilepsia dhe ka edhe statusin e të verbrit. Ajo nuk flet dhe nuk është e aftë për asgjë. Që kur ishte 9 muajshe, vajza ka marrë kemp. Por në tetor i është shkëputur dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje, se pse. I thuhet vetëm, që duhet ta cojë të bijën në kemp epror. Prej 6 muajsh, nuk merr as kujdestari dhe as kemp.Ne u interesuam pranë Drejtorisë së Shërbimit Social dhe na u tha, se komisioni i nivelit të parë, ka vendosur, që të shkëputet kempi, pasi mjekët e QSUT-së dhe Shërbimi i Neurokirurgjisë, kanë bërë një gabim, nuk kanë shkruar para-tetraplegjik, por tetraparezë, që është gradë e lehtë. Megjithatë ky vendim është nul, pasi është ankimuar në Kemp Epror dhe në mbledhjen e rradhës, do të merret vendimi për Fiorentinën.Ne jemi rikthyer në njësinë administrative numër 3, për shkak të një vendimi, që përcakton, se Fiorentina,ka marrë më shumë para, sesa i takonin, ndaj tani familja e saj duhet të kthejë 4 milionë lekë të vjetra, për shkak të një gaimi të një punonjëseje.
- +355 67 220 8888
- [email protected]