Pak ditë më parë transmetuam rastin e rrahjes nga ana e mjekëve të spitalit të Fierit, të qytetarit Ardit Klima. Kolegët e tyre protestuan, duke e quajtur materialin të manipuluar, edhe pse gjithcka u transmetua, ishte realiteti sic kishte ndodhur.Ne jemi sërish në qytetin e Fierit, për rastin e qytetarit Dashnor Saliaj, i cili coi vajzën për një operacion në veshë, pas një infeksioni.Mjeku ORL Eduart Shyti, vuri cmimin 50 mijë lekë të vjetra dhe ditën e ndërhyrjes mori 30 mijë lekë dhe pjesën tjetër, kur pacientja hoqi penjtë.Një tjetër mjek në këtë qytet, psikiatri Agim Sula, i mori një qytetareje 10 mijë lekë, pasi ajo kërkoi konsultë për dhimbjet e kokës.
Sot është dita botërore e bicikletës. Në vitin 2018 Kombet e Bashkuara vendosën 3 qershorin, si ditën botërore të bicikletës, për të celebruar jetëgjatësine e këtij mjeti kaq miqësor me mjedisin dhe klimën.Sot 34 mijë maturantë kanë dhënë provimin e gjuhës së huaj në një vit të vështirë e të pazakontë të pandemisë së covid 19.Dje ILD dhe KLGJ propozuan shkarkim për gjyqtaren e Elbasanit Enkeleda Kapedani, për shkelje të etikës, pas videove të papërshtatshme në Tik-tok.”Stop” rendit shumë raste flagrante, kur për shkak të vendimeve të gjyqtarëve, është shkatërruar jeta e qytetarëve, por asnjë masë nuk është marrë për togat e zeza.
Është e tmerrshme të shohësh kaq shumë vuajtje në një foshnje, e cila sapo ka mbushur 1 vjeçe. Melek vuan nga një sëmundje e rëndë, e quajtur spina bifida, që i ka deformuar shtyllën kurrizore dhe këmbët. Është ende shumë e vogël, nuk e di nga çfarë vuan, por prindërit janë të tmerruar për fatin e vogëlushes. Familja e saj jeton në Vorë dhe e ëma Arlinda, bën thirrje për ndihmë për t’i dhënë jetë vajzës së saj të mitur.Pak ditë më parë treguam historinë e dhimbshme të Kreshnik Farija, 39 vjec.Në vitin 1997, kur ishte vetëm 14 vjec, Kreshniku u godit nga një plumb qorr në lagjen e tij dhe ai mbeti i paralizuar.Operacionin e parë, që kushtonte 63 mijë dollarë, mjeku turk ia bëri për 7 mijë dollarë. Tani i duhen edhe 7 mijë dollarë të tjerë për ndërhyrjen e dytë dhe shpenzimet e fizioterapisë.