Stop e Fundjave ndryshe bejne apel per te shpetuar jeten e Melek 1 vjece-Stop-3 Qershor 2021

Është e tmerrshme të shohësh kaq shumë vuajtje në një foshnje, e cila sapo ka mbushur 1 vjeçe. Melek vuan nga një sëmundje e rëndë, e quajtur spina bifida, që i ka deformuar shtyllën kurrizore dhe këmbët. Është ende shumë e vogël, nuk e di nga çfarë vuan, por prindërit janë të tmerruar për fatin e vogëlushes. Familja e saj jeton në Vorë dhe e ëma Arlinda, bën thirrje për ndihmë për t’i dhënë jetë vajzës së saj të mitur.Pak ditë më parë treguam historinë e dhimbshme të Kreshnik Farija, 39 vjec.Në vitin 1997, kur ishte vetëm 14 vjec, Kreshniku u godit nga një plumb qorr në lagjen e tij dhe ai mbeti i paralizuar.Operacionin e parë, që kushtonte 63 mijë dollarë, mjeku turk ia bëri për 7 mijë dollarë. Tani i duhen edhe 7 mijë dollarë të tjerë për ndërhyrjen e dytë dhe shpenzimet e fizioterapisë.

Të Fundit