Mëngjesin e sotëm është shembur Ura në Darëzezë të Fierit. Mësohet se ura ka rënë në momentin e kalimit të një mjeti të tonazhit të rëndë.
Ndërkohë bëhet me dije se për pasojë kamioni ka rënë në lumë, dhe si rjedhojë ka mbetur i plagosur shoferi.
Ura në Darëzezë të Fierit ishte prej kohësh e amortizuar dhe nuk ishte riparuar kështu që nuk ka arritur që të mbante peshë të madhe.