Vakancat në Kushtetuese/Gjykata e Lartë rihap garën, mungojnë kandidaturat

Gjykata e Lartë ka nisur procedurat për plotësimin e 3 vakancave që kanë mbetur në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar për 3 vende vakante të krijuara nga përfundimi i mandatit 9-vjeçar të Vitore Tushës,  si dhe vendet e Fatmir Hoxhës dhe Gani Dizdarit të dy të shkarkuar nga detyra.

Në një njoftim për mediat Gjykata e Lartë thotë se kreu i kësaj Gjykate ka bërë shpallje publike për plotësimin e vendeve vakante në 2017-ën, 2018-ën dhe 2019-ën, por për të trija thirrjet paraqitja e numrit të pamjaftueshëm të kandidaturave ka sjellë mos zhvillimin e procedurave të mëtejshme me qëllim plotësimin e vendeve.

Me rishpalljen e njoftimit afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të këtij njoftimi.

Të Fundit