Një zbulim i rëndë është bërë sëfundmi në Kanad.
Mediat e huaja raportojnë se mbetjet trupore të 215 fëmijëve, disa të moshës trevjeçare, janë gjetur në një ish-shkollë rezidenciale për fëmijët indigjenë në Kanada. Kryeministri kandaez Justin Trudeau e ka konsideruar këtë zbulim si të rëndë+.
Bëhet me dije se fëmijët kanë qenë nxënës të shkollës Kamloops Indian, e cila është mbyllur më 1978, sipas Tk’emlúps te Secëépemc, që përfaqëson një fis të popullatës Secëepemc.
“Ne e kemi ditur brenda komunitetit tonë që jemi në gjendje t’i verifikojmë” ka thënë Rosanne Casimir shef i Tk’emlúps te Secëépemc përmes një deklarate.
“Tani kemi më shumë pyetje sesa përgjigje”.
Sistemi i shkollës në Kanada, që ka ndarë fëmijët indigjenë nga familjet e tyre, është shpallur “gjenocid kulturor”, pas një studimi të kryer më 2015.
Raporti ka dokumentuar abuzim të tmerrshëm fizik, dhunim, kequshqyerje dhe mizori tjera, me të cilat janë përballur rreth 150,000 fëmijë, që kanë qenë në këto shkolla, kryesisht të udhëhequra nga kishat katolike në periudhën 1840-1990.
Sipas raportit të bërë public dhe në media më shumë se 4,100 fëmijë, që kanë qenë pjesë e shkollës rezidenciale, kanë vdekur.
Vdekjet e 215 fëmijët të varrosur në atë që dikur ka qenë shkollë besohet se nuk janë raportuar asnjëherë dhe nuk janë në dokumentacionet përkatëse.