Ylli Hida nga Selba, Dajt, Tiranë është 37 vjec, baba i dy fëmijëve. Më 13 janar 2021 teksa ishte në fabrikën e këpucëve, ku punon që nga viti 2011, e arrestojnë për llogari të ekzekutimit të një vendimi të Gjykatës së Durrësit të vitit 2015, që kishte në thelb, dënimin në mungesë me 7 vjet heqje lirie. 37 vjecari ndodhet në burgun e Fierit dhe pretendon, se është i pafajshëm, ndaj dhe përmes avokatit të tij, ka bërë kërkesë për rishikim vendimi. Emisioni “Stop” analizon dosjen dhe në të gjitha seancat gjyqsore i pandehur është shtesasi tjetër, Ylli Hida i biri i Ramazanit dhe Ermirës me vit lindjeje 1990.Ndërsa identiteti i të riut në qeli, është Ylli Hida, i biri i Hamza dhe Fëllënxa dhe me vit lindjeje 1984.Vec kësaj, numri i telefonit i përgjuar, sipas kompanisë celulare, nuk i përket familjes Hida.Avokati mbrojtës, Agim Bega, shpjegon, se ka bërë kërkesë për rishikim vendimi në gjykatën e Durrësit me prova të reja si: certifikatë personale ose familjare të Ylli Hidës, që nuk ndodhet në dosje. Provë tjetër është vërtetimi i punës, që fakton, se shtetasi Ylli Hida nga Selba e Dajtit, që prej vitit 2011 e deri më 13 janar 2021, ditën e arrestimit, ishte në marrëdhënie pune në një fabrikë këpucësh.
Pak ditë më parë transmetuam rastin e dhunës cnjerëzore, të përdorur nga mjekët e Fierit ndaj shtetasit Ardit Klima.Ky i fundit u arrestua, pasi mjekët pretenduan, se ishte 32 vjecari, që kishte goditur bluzat e bardha.Arditi pretendon, se të atit, me ishemi cerebrale, nuk i ishte dhënë ndihma e duhur.Në kushtet e debatit me mjekët, këta të fundit e dhunojnë dhe e denoncojnë Arditin.Pasi la qelinë, Ardit Klima dëshmon për emisionin “Stop” rrjedhën e ngjarjes. Ai thotë, se mjekë e infermierë e kanë dhunuar, ndërsa ai vetë vetëm është vetëmbrojtur.
Arditi deklaron, se luftën e ka me sistemin e kalbur mjekësor, policor dhe gjyqësor.
Pak ditë më parë transmetuam rastin e 6 vjecarit Ibrahim Diko, i cili është i prekur me tumor dhe ka nevojë urgjente për një operacion, që kushton 40.000 euro. E ëma, Nertila, e cila është divorcuar nga bashkëshorti, e ka të pamundur të sigurojë këtë shumë, ndaj iu drejtua emisionit “Stop” dhe fondacionit “Fundjavë ndryshe”.Pas apelit tonë, shuma u sigurua dhe Ibrahimi i vogël u nis për në Turqi me shpresën e kapërcimit të kësaj sfide.Sot ne bëjmë një tjetër apel për një tjetër histori të dhimbshme. Kreshnik Farija është 39 vjec dhe prej 24 vitesh ka ëndërr të ngrihet në këmbë.Në vitin 1997, kur ishte vetëm 14 vjec, është goditur nga një plumb qorr në lagjen e tij.U deshën 3 muaj që t’i hiqej plumbi, pasi i kishte prekur shpatullën deri në mushkëri. Por Kreshniku mbeti i paralizuar.Operacionin e parë, që kushtonte 63 mijë dollarë, mjeku turk ia bëri për 7 mijë dollarë. Tani i duhen edhe 7 mijë dollarë të tjerë për ndërhyrjen e dytë dhe shpenzimet e fizioterapisë.