Duket se vera e këtij viti do të jetë ndryshe nga ajo e shkuara. Silva Bino, shefja e Departamentit të Edpidemiologjisë në ISHP, ka sjellë sinjale pozitive lidhur me situatën në vijim.
Bino ka folur për mundësinë e mosmbajtjes së maskave në ambjente të hapura, si një sugjerim i saj, ndërsa gjatë një interviste në ABC neës, bëri të ditur se komiteti teknik do të mblidhet së shpejti për të riparë masat.
“Do sugjeroja, personalisht që mbajtja e maskave në publik të mos mbahet më. Por mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura… duhet të mbajnë të gjithë maska. Në markete, në qendra tregtare. Në vende ku ka grumbullime njerëzish duhen mbajtur. Ka njerëz që edhe pse e kanë kaluar, nuk kanë krijuar imunitet dhe mund të riinfektohen. Mund të kemi mutantë. Përderisa e kemi mes nesh… Covidi është sëmundje e re, nuk mjafton një vit për ta njohur. Ne duhet të jemi sa më të kujdesshëm, kjo do të vlerësohet pastaj në bazë të studimeve, për të parë edhe impaktin e vaksinave”, tha Bino. E pyetur se çfarë do të ndodhë me dasmat këtë verë, Bino tha se ato mund të organizohen, por do të ishte mirë që të jenë në një numër më të vogël se 100 persona të ftuar.