Jemi në Thanë të Lushnjes. Daniela Krasniqi është përfaqësuese e biznesit, që ka fituar të drejtën për peshkim në vitin 2012 në këtë liqen. Ajo shprehet, se që prej fillimit të kontratës, që ka afat 10 vjecar, ky biznes është sulmuar. Rasati i hedhur, si pasojë e ulje-ngritjeve të nivelit të ujit, ka ikur me rrjedhën e ujit dhe ky biznes nuk ka fituar, por ka humbur. Për lëvizjet e ujit, Daniela thotë, se nuk është njoftuar nga Bordi i Kullimit të ujit Fier, që e menaxhon këtë rezervuar.Ne i drejtohemi Bordit të Kullimit Fier dhe takojmë drejtorin Ledio Gjyla. Ai shprehet, se lëvizja e ujit rregullohet sipas një grafiku, që biznesi nuk e ka marrë, pasi qëllimi parësor i këtij liqeni, është ujitja.Por në këtë pikë, drejtori bën bllof, pasi kërkon të dijë, kur do vijnë ta marrin, në një kohë, që grafiku duhet të ishte gati shumë kohë më parë. Nga ana tjetër zëvendësministri i bujqësisë Roland Kristo, sqaron, se janë 2 kontrata, një kontratë me Ministrinë e Bujqësisë ose me pjesën e peshkimit dhe një kontratë me autoritetin, që menaxhon ujin.Në qoftë se kanë lëvizur nivelet e ujit, atëherë duhet të shihet ai, që ka prishur atë pjesë të kontratës.
Sot u nda nga jeta aktori i mirënjohur Guljem Radoja, i cili ishte i shtruar në spital dhe i intubuar, për shkak të prekjes nga Covid 19. Emisioni “Stop” i kushton një kolazh-përshpirtje humbjes së aktorit. Sot është 5 maji dhe si zakonisht në këtë datë, zyrtarët më të lartë shqiptarë bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.Edhe Klintoni ishte atje, për të realizuar intervista me kujtime dhe humor me veteranë të luftës apo pasardhës të tyre.
Dion Xhecuka, është vetëm 17 muajsh dhe që prej lindjes endet nëpër dyert e spitaleve, pasi ka lindur me një problem të rrallë në veshka, që po ia dëmton rëndë ato, duke rrezikuar t’ia nxjerrë jashtë funksionit. I vogli duhet të kryejë një ndërhyrje në Itali, të cilën shoqata Shqiponja APS në Reggio Emilia e ka marrë përsipër. Por familja e tij, nëna Hygerta dhe babai Sokol duhet të qëndrojnë atje për 17 muaj. Për të përballuar kostot e qëndrimit, ushqimit e transportit, duhen rreth 20 mijë euro. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” bëjnë apel për solidaritet, për të shpëtuar jetën e Dionit të vogël.