“Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje”. Kështu e nis reagimin e saj, Jozefina Topalli pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ku forca që ajo drejtonte nuk arriti të merrte asnjë deputet.
Ajo falenderon kandidatët që morën pjesë nën siglën e Lëvizjes së saj dhe thotë se ata sfiduan klasën politike aktuale.
Gjithashtu, Topalli njofton se është larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizjeje dhe uron që njerëzit patriotë dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare.
“Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare”, shkruan Topalli në Facebook.