Numri 2 i PS, njëherazi drejtuesi i kësaj partie për Elbasanin, Taulant Balla inspektoi sot sëbashku me kryebashkiakun Gledian Llatja investimet e bëra në infrastrukturën rrugore të Elbasanit.
Balla tha së ky transformim që bashkia po bën së bashku me Fondin Shqiptar të Zhvillimit do t’i japë Elbasanit një situatë tjetër. Sipas Ballës qasja ndaj të bukurës është ajo që e qas Partinë Socialiste me procesin e transformimit të qytetit.
“Njerëzit duan të bukurën dhe ajo që e qas Partinë Socialiste me procesin e transformimit të qytetit është qasja ndaj të bukurës. Këtu pastaj ndahen dy botë: bota jonë me qytetarët e Elbasanit me botën e gaztorëve të Lulit të cilët pa pikë turpi marrin në telefon kompanitë e zbatimit të projekteve dhe u thonë aman ulni ritmin e punimeve ose bllokoni punimet deri më datë 25, a thua se ne e kemi lidhur punën tonë me datën 25. Kjo datë është thjesht një stacion për ta shtuar punën tonë sepse Elbasani e ka ndarë mendjen dhe nuk ka dilema në zgjedhjen që duhet të bëjë në datën 25”, theksoi numri dy i PS.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë ndër të tjera i bëri thirrje Lulzim Bashës që të mos pengojë punën e nisur për transformimin e qytetit.
“I bëj thirrje Lulit se me gaztorët nuk merrem, që mos guxo as të marrësh në telefon kompanitë që bëjnë punën në Elbasan, mos guxo as të pengosh punën e nisur për transformimin e këtij qyteti. Elbasani është dhe do të mbetet qyteti i dijes dhe kulturës dhe detyra jonë është të bëjmë më bukur seç është”, deklaroi Balla.